Gjendja pozitive shpirtërore i ndihmon gratë të mbajnë dietë
Një studim i ri sugjeron se gratë duhet të mbajnë një gjendje pozitive shpirtërore nëse duan t’i përmbahen një diete. Sipas kërkimit, personat që mbajnë dietë kanë më shumë gjasa të konsumojnë ushqime të pashëndetshme kur ndihen të stresuar ose të trishtuar. Nga ana tjetër, gratë që nuk mbajnë dietë priren të hanë më shumë kur ndihen mirë emocionalisht, si kur janë të lumtura apo të emocionuara. Studiuesit australianë zbuluan se emocionet luajnë rol të madh në zgjedhjet ushqimore dhe se luhatjet gjatë ditës e bëjnë më të vështirë ruajtjen e një diete. Studimi analizoi mbi 150 gra për shtatë ditë, të cilat regjistruan ushqimet që konsumonin dhe emocionet që ndjenin para se të hanin. Rezultatet treguan se gratë në dietë zgjidhnin më shpesh ushqime...
Burimi:
syri.net