Gjakderdhja nga hunda tek fëmijët – kur duhet të shqetësoheni?
Gjakderdhja nga hunda ose epistaksia është një problem shëndetësor mjaft i zakonshëm tek fëmijët dhe zakonisht zgjidhet spontanisht. Zakonisht shkaktohet nga çrregullime lokale të mukozës së hundës , por ndonjëherë pas saj fshihen probleme më serioze shëndetësore, siç janë: çrregullime të koagulimit të gjakut, sëmundjet hemato-onkologjike, presion të lartë të gjakut, lëndime, disa sindroma etj. Diagnoza diferenciale në shumicën e rasteve nuk është e vështirë dhe mjekët zakonisht nuk kanë shumë dilema në lidhje me njohjen e epistaksis klasike tek fëmijët, shkruan Stethoscope . Kur bëhet gjakderdhja nga hunda një problem kronik? Shumë rrallë, epistaksia bëhet një problem kronik kur prish shumë cilësinë e jetës së fëmijës. Atëherë është e nevojshme të përdoren metoda të pakëndshme trajtimi, të tilla si: djegie e enëve të gjakut të mukozës së hundës,...
Burimi:
syri.net