Fruthi rikthehet në Shqipëri, ja çfarë duhet të dinë prindërit

Fruthi rikthehet në Shqipëri, ja çfarë duhet të dinë prindërit

Sot autoritetet shëndetësore njoftuan se një rast i fruthit u regjistrua në Shqipëri. Bëhet fjalë për një fëmijë të pavaksinuar, i cili ka ardhur nga Britania e Madhe dhe që më 22 dhjetor u paraqit për trajtim mjekësor. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në shërbimin pediatrik infektiv, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik po ndjek situatën dhe deri tani nuk janë regjistruar raste të tjera të ngjashme. Fruthi është një infeksion viral shumë ngjitës që përhapet lehtësisht me ajër ose nga kontakti i afërt me personin e infektuar. Simptomat zakonisht shfaqen 7 deri në 14 ditë pas kontaktit me virusin dhe përfshijnë temperaturë të lartë, kollë të thatë, rrjedhje hunde, sy të skuqur dhe të lotuar, si dhe njolla të bardha brenda gojës që shfaqen...