Fluks virozash në spitale, mjekët ngrenë alarmin: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

Fluks virozash në spitale, mjekët ngrenë alarmin: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

Periudha e festave është shoqëruar me një fluks të virozave, megjithatë sipas mjekëve situata nuk paraqitet alarmante. Virozat e rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes janë ato që dominojnë më tepër gjatë kësaj periudhe. Bluzat e bardha apelojnë qe antibiotiket te mos perdoren pa kriter dhe pa konsultë me specialistin. Asnjë trajtim që nuk rekomandohet nga mjeku specialist nuk duhet marrë nga të vegjlit. Mjekët japin disa këshilla për më shumë kujdes gjatë këtyre ditëve të festave me qëllim parandalimin e qarkullimit të virozave. Fluksi i virozave është i pranishëm në të gjithë vendin. Vetëm në pediatrine e Vlorës, kryhen rreth 40 vizita në ditë ndërsa rreth 30 është numri i pacientëve të vegjël që aktualisht janë të hospitalizuar,për shkak të komplikacioneve. Megjithate...