Fluks urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

Fluks urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

Agresiviteti i gripit të këtij sezoni ka rritur urgjencat dhe shtrimet në spitale. Fundi i janarit ka shënuar pikun e qarkullimit të gripit, por dhe infektimeve në popullatë. Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim. Mjekët thonë se 40% e të prekurve që i drejtojnë urgjencës së infektivit janë raste për shtrim për shkak të bronkopneumonive dhe komplikacioneve të tjera. “Bronkopneumonitë që në këto momente janë shqetësimi ynë kryesor. Janë pacientë që absolutisht kërkojnë një kujdes të veçantë. Janë pacientë që shpeshherë kërkojnë hospitalizim pavarësisht grupmoshave të tyre. Nga grupmoshat e reja deri te grupmoshat e treta dhe që duan një sikurse e thashë kujdes të veçantë...