Flokët si tregues i hershëm i sëmundjes së Parkinsonit, çfarë zbuluan shkencëtarët

Flokët si tregues i hershëm i sëmundjes së Parkinsonit, çfarë zbuluan shkencëtarët

Një studim i fundit ka zbuluar se flokët mund të ofrojnë shenja të hershme për sëmundjen e Parkinsonit. Mostrat e flokëve nga personat e prekur treguan nivele më të ulëta të hekurit dhe bakrit, ndërsa njëkohësisht nivele të larta të manganit dhe arsenit. Biologu Ming Li nga Hebei University dhe ekipi i tij sugjerojnë se këto ndryshime mund të kenë “potencial të lartë diagnostik”. Flokët, ndryshe nga gjaku apo pështyma, mund të ruajnë një regjistër afatgjatë të ekspozimit ndaj substancave të ndryshme, duke reflektuar jo vetëm gjendjen momentale të organizmit, por edhe ndryshime që ndodhin gjatë viteve. Kjo i jep një avantazh të veçantë për studimet mbi sëmundjen e Parkinsonit. Shkaku i saktë i sëmundjes ende nuk është i qartë, por hulumtimet sugjerojnë lidhje me...