Flokët e bardha nuk tregojnë gjithmonë plakjen/ Çfarë i shkakton thinjat e hershme?
Flokët e bardha apo gri nuk janë domosdoshmërisht një tregues i plakjes. Arsyeja kryesore pse flokët fillojnë të zbardhen lidhet me mungesën e melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë flokëve. Kur rrënjët e flokëve nuk prodhojnë më këtë pigment, shfaqen thinjat, që zakonisht shfaqen në moshën rreth 30-vjeçare, por nuk është e pazakontë që edhe një person në të 20-tat të ketë flokë të bardhë. Përveç mungesës së melaninës, ka disa faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Pirja e duhanit, ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë dhe ajri i ndotur mund të nxisin zbardhjen e flokëve. Në disa raste më të rralla, thinjat e hershme mund të jenë shenjë e sëmundjeve si anemi, ose çrregullime të lidhura me hipofizën dhe gjëndrat tiroide. Mungesa e...
Burimi:
sot.com.al