Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Festat pa teprime: Ja si të ushqehemi shijshëm, dhe shëndetshëm
Periudha e festave shoqërohet gjithmonë me tryeza të pasura, receta tradicionale dhe tundime të shumta ushqimore. Por sipas nutricionistes Albana Daka, ruajtja e shëndetit nuk do të thotë heqje dorë nga tradita, por balancë dhe zgjedhje të zgjuara. Ushqimet tradicionale janë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe emocional. Sipas Dakës, ato mund të konsumohen pa frikë, nëse bëhen disa zëvendësime të vogla që nuk e prishin shijen. “Mund të zëvendësojmë yndyrnat e rënda me vaj ulliri, mishrat shumë të përpunuar me mish të freskët dhe të zgjedhim gatime në furrë apo në avull, në vend të skuqjes,” – shpjegon nutricionistja. Teknikat e gatimit luajnë një rol kyç në shëndetin tonë. Pjekja në furrë, zierja e lehtë dhe përdorimi i erëzave natyrale ndihmojnë në ruajtjen e...