Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

AgroWeb.org ju njeh me mënyrat e shumta që shtimi i farave të linit në recetat tuaja, mund të sjellë përfitime për shëndetin, si edhe disa këshilla që duhen marrë parasysh para se t’i përdorni. Të pasura me fibra Një lugë gjelle me fara lini kanë pothuajse 3 gram fibra, shifër e barabartë me 11% të vlerës së rekomanduar ditore. Sipas ekpertëve të shëndetit, ju duhet të merrni mesatarisht 25 deri në 30 gram fibra në ditë. Një regjim i ulët në fibra jo vetëm që ndikon në përpjekjet tuaja për reduktuar peshën trupore, por mund të shkaktojë probleme me tretjen e madje të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike. Shtimi i farave në vaktin e mëngjesit është mënyra më e mirë për të filluar...