Epidemia e heshtur e verbërisë: Rastet e glaukomës po rriten, ndërsa miliona mbeten të padiagnostikuar

Epidemia e heshtur e verbërisë: Rastet e glaukomës po rriten, ndërsa miliona mbeten të padiagnostikuar

Mbi një milion persona në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë aktualisht me glaukomë – një nga shkaqet kryesore të verbërisë – sipas të dhënave alarmuese të publikuara së fundmi. Ekspertët paralajmërojnë se përmasat reale të kësaj sëmundjeje janë shumë më të mëdha nga sa është menduar deri tani dhe se numri i rasteve pritet të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, për shkak të plakjes së popullsisë. Një analizë nga Instituti i Oftalmologjisë sugjeron se deri në vitin 2060, mbi 1.6 milion persona mbi moshën 40 vjeç mund të preken nga kjo sëmundje e rëndë e syrit, duke nxitur thirrje për kontrolle më të shpeshta të shikimit te personat e moshës së mesme dhe të moshuarit. Glaukoma zhvillohet kur rritet presioni brenda syrit, duke dëmtuar nervin...