Ekspertët francezë: Cigaret elektronike mund të shkaktojnë efekte kardiovaskulare dhe kancerogjene
Agjencia franceze për ushqimin, mjedisin dhe shëndetin e sigurinë në punë (ANSES) tha sot se cigaret elektronike janë të lidhura me rreziqe të mundshme afatmesme dhe afatgjata për shëndetin, siç janë problemet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe kancerogjene, ndërsa pranoi potencialin e tyre si një masë e përkohshme për të lënë duhanin. Pas analizimit të 3,000 studimeve dhe raporteve shkencore, ANSES theksoi se rreziqet shëndetësore shoqërohen me thithjen e substancave toksike të pranishme në lëngjet elektronike ose të formuara gjatë thithjes së këtyre lëngjeve.Në afat të mesëm dhe të gjatë, cigaret elektronike mund të çojnë në efekte kardiovaskulare, të tilla si rritja e presionit të gjakut, për produktet që përmbajnë nikotinë. Agjencia shton se cigaret elektronike mund të kenë gjithashtu efekte respiratore dhe kancerogjene, madje edhe në mungesë...
Burimi:
syri.net