Edhe pse flini mjaftueshëm, ndiheni të lodhur? Ekspertët: Trupit i mungojnë lloje të tjera pushimi
Shumë njerëz zgjohen të rraskapitur edhe pse kanë fjetur orët e rekomanduara. Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, arsyeja mund të mos jetë mungesa e gjumit, por neglizhimi i formave të tjera po aq të rëndësishme të pushimit. Mjekja amerikane Saundra Dalton-Smith shpjegon se ekzistojnë shtatë lloje themelore pushimi, të nevojshme për të adresuar atë që Shoqata Amerikane e Psikologjisë e cilëson si “deficit pushimi”, një problem gjithnjë e më i përhapur në botën perëndimore. Shtatë llojet e pushimit që i duhen trupit dhe mendjes Pushimi fizik Nuk kufizohet vetëm te gjumi. Përveç pushimit gjatë natës ose një sy gjumi gjatë ditës, pushimi fizik mund të përfshijë masazhe, shtrirje apo aktivitete të lehta që i japin trupit mundësi të rikuperohet. Pushimi mendor Lodhja mendore shfaqet kur...
Burimi:
syri.net