E vërteta për kolesterolin që nuk jua thonë
Kolesteroli është një nga temat më të diskutuara kur bëhet fjalë për shëndetin, por edhe një nga më të keqkuptuarat. Shumë njerëz e konsiderojnë atë si një armik të drejtpërdrejtë, duke u përpjekur ta eliminojnë plotësisht nga dieta. Në fakt, kolesteroli është një substancë jetike për organizmin tonë. Problemi nuk qëndron thjesht te prania e tij, por te balanca dhe mënyra se si ndikohet nga ushqimi dhe stili i jetesës. Në lidhje me këtë temë, i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, u ndal fillimisht te një nga pyetjet më të shpeshta: A e rrit veza kolesterolin? “Kolesteroli nuk rritet nga një ushqim i vetëm, por nga mënyra e jetesës. Ai do të rritej nëse veza...
Burimi:
syri.net