E dinit? Sa më shumë ushqime të përpunuara, aq më i lartë rreziku për zemrën
Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara ka ngritur alarmin mbi ndikimin që ushqimet ultra-të përpunuara mund të kenë në shëndetin e zemrës. Të dhënat u prezantuan në Sesionin Shkencor Vjetor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë (ACC.26), duke treguar një lidhje të fortë mes konsumit të lartë të këtyre produkteve dhe rrezikut për probleme serioze kardiake. Sipas studiuesve, personat që konsumonin më shumë se nëntë porcione ushqimesh ultra-të përpunuara në ditë kishin rreth 67% më shumë gjasa të përjetonin ngjarje të mëdha kardiake, si infarkt, goditje në tru apo vdekje nga sëmundjet koronare, krahasuar me ata që konsumonin rreth një porcion në ditë. Në këtë kategori përfshihen produkte të zakonshme si patatinat, ushqimet e ngrira, mishrat e përpunuar, pijet me sheqer dhe drithërat e...
Burimi:
syri.net