E dije? Dhëmbët e tu tregojnë sa gjatë do të jetosh

E dije? Dhëmbët e tu tregojnë sa gjatë do të jetosh

Shumë mund të habiten, por shkenca thotë se dhëmbët tuaj mund të japin një tregues të qartë për jetëgjatësinë. Kujdesi për dhëmbët, shmangia e kariesit dhe trajtimi i çdo dëmtimi mund të shtojë vite në jetën tuaj, sipas ekspertëve. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka gjetur një lidhje midis problemeve dentare tek të moshuarit dhe cilësisë së jetës dhe gjatësisë së saj. Problemet me dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve mund të jenë tregues të shëndetit të përgjithshëm dhe të ndikojnë në rrezikun për sëmundje serioze. Hulumtuesit nga Universiteti i Osakës në Japoni shqyrtuan të dhënat shëndetësore dhe dentare të gati 200,000 të rriturve mbi 75 vjeç. Ata zbuluan se individët me më shumë dhëmbë të munguar ose të prishur kishin një rrezik më të lartë për...