Drejtoresha e QSUT thirrje pacientëve dhe familjarëve të tyre: Denonconi rastet e korrupsionit të stafit mjekësor

Drejtoresha e QSUT thirrje pacientëve dhe familjarëve të tyre: Denonconi rastet e korrupsionit të stafit mjekësor

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Tiranë u ka bërë thirrje pacientëve, familjarëve të tyre dhe çdo qytetari që të denoncojë rastet e korrupsionit në spital pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit në: ‘[email protected].’ Përmes një video-njoftimi në rrjetet sociale, drejtoresha e këtij institucioni, Anxhela Paparizo, tha se vetëm përmes transparencës mund të ndërtohet një shërbim mjekësor më cilësor. Deklaratat e Paparizos vijnë pasi pak kohë më parë një deklaratë e saj u bë virale në rrjetet sociale, kur thoshte se nuk kishte dijeni që në spitale t’u merreshin para pacientëve. Në dijeninë time nuk kam njohur për marrje lekësh, nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët”, u shpreh asokohe Paparizo. Kjo deklaratë e drejtoreshës binte ndesh me raportimet e vazhdueshme dhe ankesat...