Dollapi juaj ka erë të keqe? Ky truk i vjetër e zhduk menjëherë

Dollapi juaj ka erë të keqe? Ky truk i vjetër e zhduk menjëherë

Nuk ju duhen freskues të shtrenjtë mjafton një zgjidhje natyrale që funksionon prej vitesh A ju ka ndodhur të hapni dollapin dhe, në vend të aromës së rrobave të pastra, të ndjeni një erë të rëndë lagështie? Ky është një problem i shpeshtë, por zgjidhja nuk qëndron te freskuesit e shtrenjtë, të cilët vetëm e mbulojnë erën. Efekti i vërtetë vjen nga kuptimi i shkakut dhe përdorimi i metodave të thjeshta, natyrale. Pse merr erë dollapi? Fajtori kryesor është lagështia, e kombinuar me hapësirën e mbyllur, errësirën dhe qarkullimin e dobët të ajrit. Këto kushte krijojnë ambient ideal për mykun dhe kërpudhat, të cilat lëshojnë gaze specifike, të njohura si përbërje organike të paqëndrueshme mikrobiale (MVOC). Edhe rrobat e lara mirë mund t’i përthithin këto...