Dita Botërore e Kancerit: Këto janë shkaqet kryesore më të parandalueshme të kancerit, zbulon një studim i ri
Pothuajse 40 përqind e rasteve të reja të kancerit në nivel global ka të ngjarë të parandalohen, sipas një studimi të ri. Studimi zbuloi se pirja e duhanit kontribuoi në më shumë raste të kancerit në nivel global sesa çdo faktor tjetër rreziku, e ndjekur nga infeksionet dhe përdorimi i alkoolit. Hulumtimi u botua në Nature Medicine të martën, një ditë para Ditës Botërore të Kancerit. Studimi mori në konsideratë 36 lloje kanceresh në 185 vende, nga të dhënat e rasteve në mbarë botën në vitin 2022. Gjithashtu, u shqyrtuan 30 faktorë të modifikueshëm të rrezikut të kancerit, të cilët mund të kontrollohen, ndryshohen ose menaxhohen për të ulur shanset e prekjes nga sëmundja. Aktualisht, pirja e duhanit, infeksionet dhe pirja e alkoolit janë faktorët kryesorë...
Burimi:
syri.net