Disa këshilla për një gjumë të shëndetshëm: Si të flini mirë çdo natë
Një gjumë i mirë natën është po aq i rëndësishëm për shëndetin sa ushtrimet e rregullta dhe dieta e shëndetshme. Hulumtimet tregojnë se mungesa e gjumit mund të ndikojë negativisht në funksionin kognitiv, humorin, sistemin kardiovaskular, imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu, rrit rrezikun për obezitet dhe diabet. Për të përmirësuar cilësinë e gjumit, ekspertët rekomandojnë disa strategji të thjeshta: ekspozohuni gjatë ditës në dritë të fortë natyrale për të mbajtur ritmin cirkadian të rregullt; reduktoni dritën blu të ekranit para gjumit; shmangni kafenë dhe alkoolin në orët e vona; dhe përpiquni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë. Gjithashtu, duhet të kujdeseni për ambientin e dhomës: temperatura e rehatshme, qetësia, ventilimi dhe një krevat i përshtatshëm mund të...
Burimi:
syri.net