Dieta vegjetariane mund të ulë rrezikun e pesë llojeve të kancerit deri në 30%

Dieta vegjetariane mund të ulë rrezikun e pesë llojeve të kancerit deri në 30%

Studimi më i madh i këtij lloji i kryer ndonjëherë, zbuloi se vegjetarianët kanë një rrezik 21% më të ulët të kancerit të pankreasit dhe një rrezik 9% më të ulët të kancerit të gjirit, krahasuar me ngrënësit e mishit. Ata gjithashtu kanë një rrezik më të ulët prej 12% për kancer të prostatës, 28% më të ulët rrezik për kancer të veshkave dhe 31% më të ulët rrezik për mielomë multiple. Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Oksfordit, zbuluan se vegjetarianët kanë pothuajse dyfishin e rrezikut të llojit më të zakonshëm të kancerit të ezofagut, krahasuar me ata që hanë mish. Kjo mund të jetë për shkak se vegjetarianët nuk marrin disa lëndë ushqyese kyçe, sugjeroi ekipi. Është e njohur tashmë se ngrënia e mishit...