Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat
Më shumë proteina sesa karbohidrate. Kjo është piramida e re ushqimore, e përmbysur pas shumë vitesh. Për dekada me radhë, baza e ushqyerjes përbëhej nga karbohidratet, të ndjekura nga frutat dhe perimet, më pas mishi dhe bulmeti, ndërsa në majë qëndronin yndyrnat dhe ëmbëlsirat. Sot, në qendër të piramidës ushqimore vendosen ushqimet proteinike, frutat dhe perimet, ndërsa karbohidratet renditen në fund. I ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku endokrinolog Dr. Dashamir Gjergji shpjegoi se ushqimet e pasura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme krijojnë ndjesi më të gjatë ngopjeje dhe stimulojnë më pak prodhimin e insulinës, çka është veçanërisht e rëndësishme për pacientët diabetikë. “Në qoftë se deri dje piramida ushqimore ka qenë, le të them, në bazë...
Burimi:
sot.com.al