Detox 5-ditor i Gwyneth Paltrow: si funksionon plani ‘depurativ’ dhe çfarë thotë dietistja
Janari, si gjithmonë, vjen me një ndjesi “restarti”. Pas festave, me teprica në ushqim e alkool, shumë njerëz kërkojnë të rikthejnë ritmin, të lehtësojnë trupin dhe të ndihen më në kontroll. Pikërisht në këtë atmosferë, Gwyneth Paltrow rikthen çdo fillimviti detox-in e saj 5-ditor, tashmë një ritual i njohur në universin Goop. Ky program, sipas mënyrës si prezantohet, nuk premton mrekulli dhe rezultate të menjëhershme, por synon një stil ushqimi më “të pastër”: shumë përbërës bimorë, ndërsa në menu përfshihen edhe peshku (si merluci apo salmoni) dhe mishi i bardhë. Ideja kryesore është të ofrojë receta të thjeshta, të shijshme dhe të realizueshme, si një reset që nuk do të jetë ndëshkues, por i menaxhueshëm dhe i orientuar drejt vetëkujdesit. Si është i ndërtuar plani...
Burimi:
syri.net