Depresioni pas lindjes, shenjat e para që shfaqen tek nënat

Depresioni pas lindjes, shenjat e para që shfaqen tek nënat

Rreth 80% e grave përjetojnë simptoma të lehta të shqetësimit, ankthit, lodhjes, pagjumësisë pas lindjes të njohura zakonisht si ‘baby blues’. Këto simptoma kalojnë brenda një ose dy javësh dhe lidhen me ndryshimet hormonale pas lindjes. Megjithatë, sipas ekspertëve 1 në dhjetë gra do të përjetojnë depresion pas lindjes në gjashtë muajt e parë pas lindjes dhe se kjo nuk është një dobësi e karakterit, por një ndërlikim i shtatzënisë dhe lindjes. Në vend të ndjenjës së gëzimit me ardhjen e të porsalindurit, lehonia mund të paraqesë simptoma të tilla si shqetësim me shumë të qara, ankth, nervozizëm të fortë, përqendrim të dëmtuar, lodhje, pagjumësi ose gjumë të shqetësuar, ndjenja faji ose paaftësie tek nëna. Këto kontribuojnë në ndjenjën e mungesës së shpresës që më...