Çrregullimi i sjelljes së gjumit mund të tregojë probleme serioze shëndetësore
Shkencëtarët paralajmërojnë për një problem të rrezikshëm gjatë gjumit, i cili mund të jetë shenjë e demencës dhe prek më shumë burrat sesa gratë. Shkencëtarët nga Spitali Bundang i Universitetit Kombëtar të Seulit kanë zbuluar se iRBD (çrregullimi i sjelljes së gjumit REM) mund të jetë një shenjë e hershme e demencës tek të rriturit e moshuar, raporton Slobodna Dalmacija .Ky çrregullim prek rreth dy përqind të popullsisë së moshuar dhe karakterizohet nga ëndrra "aktruese" fizike dhe vokale gjatë fazës REM të gjumit. Gjumi REM është një fazë në të cilën truri është shumë aktiv, sytë lëvizin me shpejtësi, por muskujt e krahëve dhe këmbëve janë të paralizuar. Tek njerëzit me iRBD, paraliza e gjumit nuk funksionon siç duhet, kështu që ata mund të bërtasin, të qeshin ose të lëvizin në gjumë,...
Burimi:
syri.net