Chat GPT nuk të shëron, mjeku po/ Rreziku nga dezinformimi shëndetësor në Shqipëri

Chat GPT nuk të shëron, mjeku po/ Rreziku nga dezinformimi shëndetësor në Shqipëri

“Kisha mungesë vitaminash dhe filluan të më binin flokët. Kur hyra të pyes ChatGPT-në, u shokova. Mendova më të keqen për shëndetin tim, aq sa për disa ditë nuk shkoja dot te mjeku…” Kjo është historia e një vajze 22-vjeçare, e cila përfaqëson një numër gjithnjë e më të lartë të qytetarëve që gabojnë kur vjen puna te shëndeti. Dezinformimi shëndetësor në Shqipëri nuk është më një fenomen i vogël apo i kufizuar vetëm në rrjetet sociale. Ai po shndërrohet në një rrezik serioz për shëndetin publik, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në besimin ndaj mjekëve dhe institucioneve, si dhe në sigurinë shëndetësore të shoqërisë. Informacioni i pasaktë nuk po kursen as shëndetin. Këto përfundime dalin nga raporti “Përballja me dezinformimin shëndetësor dhe...