Çfarë të shtroni në tavolinën e Fitër Bajramit? Gatimet tradicionale që nuk duhet të mungojnë

Çfarë të shtroni në tavolinën e Fitër Bajramit? Gatimet tradicionale që nuk duhet të mungojnë

Besimtarët myslimanë festojnë nesër, më 20 mars, festën e shenjtë të Fitër Bajramit, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin islam, që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit. Kjo ditë simbolizon gëzim, solidaritet dhe bashkim familjar, ndërsa shtëpitë e besimtarëve mbushen me ngrohtësi dhe sofrat shtrohen plot me gatime tradicionale. Tradita ndër vite ka ruajtur zakone të veçanta në kuzhinë. Në shumë familje, mëngjesi i Bajramit nis me oriz dhe pite, duke sjellë një atmosferë të veçantë festive që në orët e para të ditës. Ndërsa gjatë drekës apo darkës, tryezat pasurohen me ushqime të shumta dhe të larmishme. Nuk mungojnë mishi i kecit apo i qengjit, byreku me shumë petë, kimë me vezë, supa të ndryshme dhe sallata të freskëta, që i japin...