Çfarë shkakton migrenën

Çfarë shkakton migrenën

Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke, por një çrregullim neurologjik kompleks që prek mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën dhe përbën shkakun e dytë kryesor të paaftësisë globale. Sipas një artikulli të publikuar nga BBC, kuptimi shkencor i migrenës po ndryshon rrënjësisht, ajo që për dekada është konsideruar “shkak”, sot shihet gjithnjë e më shumë si “simptomë e hershme”. Historikisht, migrena është trajtuar me paragjykime, sidomos ndaj grave, të cilat përbëjnë rreth 75% të pacientëve. Studiuesit theksojnë se kjo stigmë e hershme ka ndikuar drejtpërdrejt në mungesën e investimeve kërkimore. “Është një nga çrregullimet neurologjike më pak të kuptuara”, thotë për BBC Gregory Dussor, profesor i shkencave të trurit në Universitetin e Teksasit. Pasojat nuk janë vetëm shëndetësore. Të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar...