Çfarë ndodh me trupin kur nuk pimë mjaftueshëm ujë? Ja sa i nevojitet organizmit çdo ditë
Uji mbetet një nga elementët më jetikë për jetën dhe funksionimin normal të organizmit të njeriut. Ai përbën rreth 60 për qind të peshës trupore tek të rriturit dhe luan një rol kyç në rregullimin e temperaturës së trupit, transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit, eliminimin e mbetjeve nga organizmi si dhe në proceset metabolike. Ekspertët theksojnë se, ndryshe nga ushqimi, pa të cilin njeriu mund të mbijetojë për javë të tëra, mungesa e ujit për më shumë se tre ditë mund të jetë fatale. Shpesh përmendet rekomandimi për konsumimin e rreth 2.5 litrave ujë në ditë, por specialistët sqarojnë se kjo shifër është vetëm orientuese. Nevojat reale për ujë ndryshojnë në varësi të moshës, gjinisë, peshës trupore, nivelit të aktivitetit fizik dhe kushteve klimatike....
Burimi:
syri.net