Çfarë janë suplementet postbiotike dhe a keni vërtet nevojë për to?
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për probiotikët, mikroorganizma të gjallë që, kur konsumohen në sasi të mjaftueshme, përmirësojnë shëndetin. Ata gjenden natyrshëm në ushqime si kosi, kefiri, kimchi dhe lakra turshi, por shiten edhe si suplemente. Që probiotikët të funksionojnë mirë, atyre u duhet "ushqim". Ky ushqim janë prebiotikët, fibra që nuk treten dhe që gjenden në ushqime të përditshme si hudhra, qepa, preshi, bananet dhe tërshëra. Prebiotikët kalojnë pothuajse të paprekur në sistemin tretës dhe shërbejnë si burim energjie për bakteret e mira të zorrëve. Kohët e fundit, në treg janë shfaqur edhe postbiotikët. Por çfarë janë dhe a na duhen vërtet? Postbiotikët janë përbërës të dobishëm që prodhohen kur bakteret e zorrëve shpërbëjnë prebiotikët. Ata nuk janë baktere të gjalla, por produkte të...
Burimi:
syri.net