Çfarë i bën vërtet mirë lëkurës
Le të flasim për çfarë i bën mirë lëkurës. Kur njerëzit marrin vesh që jam beauty editor, zakonisht zonjat më pyesin për këshilla mbi kozmetikën që duhet të përdorin. Sa më shumë rriten në moshë, aq më shumë pasionohen pas temës: me sa duket shpresojnë që unë të njoh formulën magjike për ta ndalur kohën. Prandaj më pyesin si hiqen rrudhat (dhe m’i tregojnë: “I sheh këto rreth gojës? Po këto pranë syve?”). Unë zakonisht gënjej dhe u them që s’i shoh, që janë të padukshme ose thjesht “vija shprehjeje” që e bëjnë fytyrën interesante. Nuk më pëlqen ta vë në siklet njeriun përballë. Dhe pastaj ka edhe një rregull të artë të komunikimit mes grave: “Nëse unë përmend një të metë të trupit tim,...
Burimi:
syri.net