Çfarë është përdhesi dhe cilat janë shenjat e hershme paralajmëruese
Një studim i ri sugjeron se një ilaç i përdorur zakonisht për trajtimin e përdhesit mund të ulë gjithashtu rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru, kur merret në dozën e duhur. Studiues nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Italia analizuan të dhëna shëndetësore nga mbi 109 mijë të rritur të diagnostikuar me përdhesë, të ndjekur për deri në pesë vjet. Studimi tregoi se pacientët që merrnin ilaçe për uljen e acidit urik, kryesisht allopurinol, kishin më pak infarkte, goditje në tru dhe vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare, si edhe më pak shpërthime të përdhesit. Përfitimi më i madh u pa tek ata që arritën nivele të acidit urik nën 300 mikromol/L. Sipas profesor Abhishek Abhishek nga Universiteti i Nottingham-it, përdhesi është një formë artriti që...
Burimi:
syri.net