Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe
“Në shërbimin spitalor në vend kemi 12 300 punonjës shëndetësie, por sërish kemi mungesë të mjekëve specialistë në spitalet rajonale. Për këtë arsye është caktuar që mjekët specialistë, të cilët do të transferohen në spitalet rajonale, do të përfitojnë edhe një bonus prej 250 mijë lekësh. Po ashtu është caktuar që, në mungesë të mjekëve të urgjencës, do të transferohen mjekë të QSH-së të sistemit parësor“, raporton gazetarja Erikleda Dorezi. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku është përcaktuar se mjekët specialistë, përveç pagës, do të trajtohen edhe financiarisht me një bonus mujor. Ndërsa për spitalet rajonale dhe bashkiake, që nuk plotësojnë nevojat me personel mjekësor të strukturës në shërbimin e urgjencës, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të urdhërojë kontraktimin e mjekëve...
Burimi:
javanews.al