Bimët shëruese të Alorit: një thesar njohurish mjekësore dhe traditash gojore
Nga Francesco Perono Cacciafoco – The Conversation/ "Kur një fëmijë ka temperaturë, shtyp një 'arrë Indie' (fiyaai [aleurites moluccanus]). Shtoji ujë përzierjes dhe aplikoje në trupin e fëmijës. Temperatura do t'i bjerë." Kjo formulë shëruese nuk vjen nga ndonjë pjesë e "Koleksionit Hipokratik" apo nga "Udhëzuesi Salernitan i Shëndetit", dy nga përmbledhjet më të njohura të dijes mjekësore të lashtë dhe mesjetare. Ajo është një recetë gojore e abuive nga Alori, një ishull i vogël në Indonezinë Lindore. Unë dhe ekipi im e kemi marrë këtë dhe shumë receta të tjera gjatë punës sonë në terren për dokumentimin e gjuhës. Komunitetet indigjene të Indonezisë, si populli papuan abui i Alorit, janë ruajtës të një dijeje shumë të lashtë. Praktikat e tyre tradicionale shëruese bazohen në...
Burimi:
syri.net