“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje
Në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW70) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, mori pjesë në eventin e organizuar nga Shqipëria dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), në partneritet me Poloninë, me temë “Ligjet për Barazinë Gjinore si përshpejtues të pjesëmarrjes së barabartë dhe qeverisjes së ndjeshme ndaj gjinisë.” Në fjalën e saj, ministrja Sala theksoi se legjislacioni për barazinë gjinore nuk është një instrument periferik i politikave publike, por një shtyllë strukturore e qeverisjes demokratike dhe e forcimit të institucioneve. Duke u ndalur te zhvillimet më të fundit në Shqipëri, ajo nënvizoi miratimin në vitin 2025 të Ligjit të ri për Barazinë Gjinore,...
Burimi:
javanews.al