Ataku në zemër, cilat simptoma na paralajmërojnë javë më parë?

Ataku në zemër, cilat simptoma na paralajmërojnë javë më parë?

Edhe pse infarkti akut i miokardit është një urgjencë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, ku çdo minutë është jetik, në shumë raste, organizmi jep sinjale paralajmëruese ditë apo edhe javë më herët. Këto shenja duhen vlerësuar pa vonesë nga një profesionist i shëndetit. Çfarë ndodh gjatë një infarkti? Gjatë infarktit, enët e gjakut që furnizojnë zemrën me oksigjen dhe lëndë ushqyese bllokohen. Një nga shkaqet kryesore është ngushtimi dhe ngurtësimi progresiv i arterieve, i njohur ndryshe si sëmundje koronare. Ky proces zhvillohet ngadalë, ndaj simptomat mund të shfaqen para se të ndodhë bllokimi i plotë. Shenjat paralajmëruese që nuk duhen injoruar Simptoma më e zakonshme paralajmëruese është angina – një ndjesi dhimbjeje, presioni ose shtrëngimi në gjoks, shpesh e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje. Nëse...