Arti si ilaç për trupin dhe mendjen, si krijimtaria përmirëson shëndetin tonë

Arti si ilaç për trupin dhe mendjen, si krijimtaria përmirëson shëndetin tonë

Të gjithë e dimë ndjesinë e zakonshme të fillimit të një viti të ri, dëshira për të ripërtërirë veten. Por shpesh përqendrohemi vetëm tek ushtrimet fizike, dieta dhe meditimet, ndërsa harrojmë një faktor po aq të rëndësishëm për shëndetin tonë: artin dhe krijimtarinë. Studimet e fundit tregojnë se aktivitetet artistike si këndimi, vallëzimi, vizatimi, leximi apo vizitat në galeri dhe teatro, mund të përmirësojnë dukshëm shëndetin mendor dhe fizik. Pjesëmarrja e rregullt në art ndihmon në reduktimin e ankthit, depresionit dhe stresit, ndërsa përfitimet mund të jenë edhe parandalues. Për shembull, njerëzit që frekuentojnë rregullisht ngjarje kulturore kanë gjysmën e rrezikut për t’u prekur nga depresioni. Për trurin, aktivitetet artistike funksionojnë si një ushtrim i plotë: forcojnë lidhjet mes pjesëve të ndryshme të trurit, rrisin...