Arsyeja e vërtetë pse shohim rritje të rënies së flokëve në dimër

Arsyeja e vërtetë pse shohim rritje të rënies së flokëve në dimër

Kohët e fundit shumë njerëz po vënë re më shumë qime në furçë, në vaskë apo në dyshemenë e banjës. Edhe pse shpesh besohet se vjeshta është stina me rënien më të madhe të flokëve, ekspertët shpjegojnë se edhe dimri ka arsyet e veta që ndikojnë në ciklin jetësor të flokëve dhe mund të rrisë rënien e tyre. Çdo fije floku kalon në tre faza kryesore. Fillimisht është faza e rritjes, kur flokët zhvillohen normalisht dhe fuqishëm. Më pas vjen një periudhë e shkurtër kalimtare, ku rritja ndalet. Faza e fundit është faza e pushimit, gjatë së cilës floku qëndron për disa muaj në skalp dhe më pas bie natyrshëm për t’i lënë vendin një fijeje të re. Humbja e disa fijeve çdo ditë është...