Alergjitë sezonale: Ekspertët rekomandojnë të mos i neglizhoni!
Me ndërrimin e stinëve dhe ardhjen e pranverës, shumë njerëz përballen me alergji të ndryshme të cilat jua vështirësojnë përditshmërinë e tyre. Më shumë se 400 milionë njerëz në mbarë botën përjetojnë rinit alergjik, një inflamacion i kanaleve të hundës nga një reagim ndaj alergjenëve të ajrit. Zakonisht kjo ndodh kur sistemi juaj imunitar gabimisht identifikon diçka si të dëmshme, si qimet e kafshëve apo pluhurin, duke shkaktuar simptoma që mund të përfshijnë hundë që rrjedhin, sy që të kruhen, tështima dhe në rastin më të keq, vështirësi në frymëmarrje. Kur është sezonale, si në përgjigje të polenit, riniti alergjik quhet ethe bari. Përveç ndikimit në cilësinë e jetës, ethet e barit mund të kenë pasoja afatgjata duke përfshirë rrezikun e zhvillimit të infeksioneve të...
Burimi:
syri.net