Alergjia në pranverë/ ISHP paralajmëron: Sëmundje stinore mjaft e përhapur, ja simptomat
Ardhja e muajit mars shoqërohet jo vetëm me një ndryshim të ndjeshëm të temperaturave, por edhe gjendjes së natyrës. Një nga problematikat më shqetësuese lidhur me shëndetin në këtë periudhë janë alergjitë stinore. Përmes një njoftimi, Instituti i Shëndetit Publik thekson se rritja e pranisë së polenit nga bimët, barishtet apo pemët sjell edhe shfaqjen e kësaj alergjie, një sëmundje mjaft e përhapur. Një rol të madh tek personat që preken prej këtyre alergjive, luan edhe trashëgimia. Shenjat kryesore të alergjisë stinore janë: teshtima të shpeshta, rrjedhje ose bllokim hundësh, kruarje, skuqje ose lotim i syve; kruarje në hundë, fyt ose veshë, kollë e thatë ose irritim në fyt, gjumë i parehatshëm, për shkak të bllokimit të hundëve. Simptoma të tjera të mundshme janë: dhimbja...
Burimi:
sot.com.al