Alarm nga OBSH për virusin Nipah, çfarë është dhe sa të rrezikuar jemi
Kujtime nga pandemia e Covid-19 janë rikthyer pas njoftimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se janë identifikuar dy raste të një virusi të rrallë në një provincë të Indisë lindore, duke bërë që disa vende aziatike të forcojnë masat e sigurisë në aeroporte. Virusi Nipah ka një shkallë vdekshmërie nga 40% deri në 75% dhe i përket së njëjtës familje virusesh me fruthin. Nuk është aq ngjitës sa Covid-19, por është shumë më vdekjeprurës. Virusi mori emrin nga fshati në Malajzi ku u shfaq rasti i parë në vitin 1998. Që atëherë, raste janë regjistruar në Bangladesh, Indi, Filipine dhe Singapor. Bëhet fjalë për një zoonozë, pra një sëmundje që transmetohet nga kafshët te njerëzit. Si transmetohet? Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e...
Burimi:
syri.net