Aktivitetet që sfidojnë trurin mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit mendor

Aktivitetet që sfidojnë trurin mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit mendor

Studimet e fundit tregojnë se aktivitetet që stimulojnë trurin mund të ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve mendore dhe në uljen e rrezikut për sëmundje si Alzheimeri apo demenca, sipas AP. Sipas ekspertëve, “ushtrimi i trurit” nuk nënkupton vetëm zgjidhjen e fjalëkryqeve, por përfshirjen në aktivitete të ndryshme që sfidojnë mendimin dhe zhvillojnë aftësi të reja. Hulumtimet tregojnë se të mësuarit gjatë gjithë jetës, si leximi, shkrimi, mësimi i një gjuhe të re, loja e shahut apo zgjidhja e puzzleve, lidhet me një rrezik më të ulët të rënies njohëse. Këto aktivitete aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit dhe ndihmojnë në forcimin e lidhjeve nervore. Një studim i kryer me rreth 2 000 persona  në moshë, të ndjekur për tetë vjet, zbuloi se ata që kishin...