A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Ja e vërteta që duhet të dini
Ideja se ngrënia pas orës 20:00 të bën automatikisht të shtosh në peshë është një nga mitet më të përhapura kur bëhet fjalë për ushqimin. Shumë njerëz e shmangin darkën e vonë me bindjen se çdo gjë që hahet pas kësaj ore shndërrohet direkt në yndyrë. Por realiteti është më kompleks dhe lidhet më shumë me mënyrën si ushqehemi gjatë gjithë ditës, sesa me orën në të cilën hamë. Trupi i njeriut nuk funksionon sipas një ore fikse që pas një momenti të caktuar ndalon djegien e kalorive. Metabolizmi vazhdon të punojë edhe në mbrëmje dhe gjatë natës. Ajo që ndikon në shtimin në peshë është bilanci kalorik ditor, pra sa kalori konsumohen dhe sa digjen. Nëse një person konsumon më shumë sesa i nevojitet,...
Burimi:
syri.net