A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?

A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?

Një studim i ri, i botuar në “Medicine & Science in Sports & Exercise”, është marrë me pyetjen e vjetër: A na shtyjnë ushtrimet fizike të hamë më shumë apo, në fakt, e zvogëlojnë oreksin tonë? Hulumtimi vëzhgoi burra dhe gra që ishin fizikisht joaktivë, duke zbuluar se ata që ushtroheshin, e pas të cilëve u shërbehej një drekë e pasur, “nuk e tepruan me ushqimin”, por as nuk e anashkaluan ëmbëlsirën apo të merrnin porcione më të vogla. Në studim morën pjesë 24 burra dhe gra, të moshës nga 18 deri në 55 vjeç, të cilët kishin peshë të tepërt trupore dhe në fillim nuk ishin shumë aktivë. Çdo mëngjes ata hanin mëngjes, e pastaj ecnin me ritëm të shpejtë në shiritat për vrapim...