A ndiheni sikur nuk jepni mjaftueshëm në marrëdhënien tuaj? Ndoshta keni një “plagë të nënës”
“Plaga e nënës i referohet gjurmës emocionale që lë marrëdhënia e hershme me nënën”, ka thënë për “HuffPost” Lindzi O’Shea. Në vijim mësoni se si ajo vazhdon t’ju formësojë si individ A jeni ndjerë ndonjëherë sikur nuk jepni mjaftueshëm në një marrëdhënie? Ose ndoshta jeni pyetur pse përpiqeni vazhdimisht t’u bëni qejfin të gjithëve, edhe kur kjo shkon në dëm të vetes suaj? A ju ndodh të tërhiqni vazhdimisht partnerë emocionalisht të paarritshëm? Nëse kjo ju tingëllon e njohur dhe nëse të njëjtat modele përsëriten vazhdimisht, Çfarë është plaga e nënës “Plaga e nënës i referohet gjurmës emocionale që lë marrëdhënia e hershme me nënën”, ka thënë për “HuffPost” Lindzi O’Shea, psikologe klinike. “Më së shpeshti lidhet me ndjenjën e vlerës personale dhe me pyetjen...
Burimi:
syri.net