A na bën sheqeri hiperaktivë? Ja çfarë thotë shkenca

A na bën sheqeri hiperaktivë? Ja çfarë thotë shkenca

Prej dekadash, prindërit janë paralajmëruar se konsumimi i tepërt i sheqerit, veçanërisht tek fëmijët, mund të çojë në sjellje hiperaktive. Megjithatë, sipas ekspertëve, shkenca ende nuk ka prova të forta që e mbështesin këtë bindje të përhapur. Amanda Avery, profesoreshë e asociuar e ushqyerit dhe dietologjisë në Universitetin e Nottinghamit, thekson se deri më tani nuk ka dëshmi bindëse që sheqeri shkakton drejtpërdrejt hiperaktivitet. Sipas saj, ekzistojnë disa teori që përpiqen ta lidhin sheqerin me ndryshimet në sjellje, por ato mbeten kryesisht hipotetike. Njëra prej tyre lidhet me aktivizimin e sistemit të shpërblimit në tru. Konsumimi i sheqerit rrit nivelin e dopaminës, neurotransmetuesi që krijon ndjesinë e kënaqësisë, dhe kjo mund të shoqërohet me ndryshime të përkohshme në sjellje. Një teori tjetër flet për rritjen...