A është tërshëra e mirë për darkë?
A është tërshëra e mirë për darkë? Përgjigjja e shkurtër është: po. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe përmbajtjes së ulët të yndyrës, tërshëra mund të jetë një darkë e lehtë dhe e shëndetshme. Ajo ndihmon në tretje, zvogëlon urinë e mbrëmjes dhe nuk rëndon stomakun para gjumit. Ekspertët theksojnë se tërshëra mund të konsumohet në çdo kohë të ditës. Madje ajo nxit prodhimin e serotoninës, hormon që ndikon në humorin dhe gjumin më të qetë. Falë fibrave, proteinave dhe përmbajtjes së ulët të yndyrës, tërshëra është zgjedhje e mirë edhe për darkë, veçanërisht për ata që duan një vakt të lehtë dhe të shëndetshëm para gjumit. Kujdes duhet vetëm për personat me intolerancë ndaj glutenit.
Burimi:
syri.net