A është i shëndetshëm ‘qumështi’ i tërshërës?
Shitjet e qumështit të tërshërës janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Por një vendim i fundit i Gjykatës Supreme në Mbretërinë e Bashkuar ka përcaktuar se ky produkt nuk mund të etiketohet ligjërisht si “qumësht”, duke i dhënë fund një beteje të gjatë mes prodhuesve të alternativave bimore dhe industrisë së bulmetit. I shpikur në fillim të viteve ’90 nga shkencëtari suedez Rickard Öste, bashkëthemelues i Oatly, ky produkt nisi si alternativë për veganët dhe personat me intolerancë ndaj laktozës. Sot, në Britani, pothuajse një në dhjetë gota “qumësht” të konsumuara është alternativë bimore – krahasuar me vetëm një në njëqind një dekadë më parë. Industria e qumështit të tërshërës vlerësohet rreth 275 milionë paund dhe përbën 40% të tregut të pijeve bimore. Megjithatë,...
Burimi:
syri.net