A është gjalpi i shëndetshëm për foshnjat? Ja çfarë thonë ekspertët
Disa prindër po u japin foshnjave të tyre gjalpë në sasi të mëdha, duke besuar se kjo ndihmon për gjumë më të mirë, zhvillim të shëndetshëm dhe ndjesi ngopjeje më të gjatë. Në TikTok qarkullojnë video ku foshnjat hanë lugë apo copa gjalpi, madje disa prindër e përziejnë gjalpin me qumështin para gjumit. Disa pretendojnë se fëmijët deri në 2 vjeç mund të konsumojnë sasi të pakufizuara gjalpi, sidomos nëse është pa kripë dhe nga lopë të ushqyera me bar. Këto video shpesh shkaktojnë reagime të forta, pasi për vite me radhë studimet kanë lidhur yndyrnat e ngopura me sëmundjet kardiovaskulare tek të rriturit. Megjithatë, ekspertët thonë se prindërit janë pjesërisht të drejtë. Foshnjat kanë nevojë për shumë energji gjatë rritjes dhe yndyra është thelbësore...
Burimi:
syri.net