A është e vërtetë që djegim më shumë dhjamë duke ushtruar me stomak bosh?
Ka përfitime modeste të ushtrimeve me stomak bosh, por ka diçka që është shumë më e rëndësishme se ky faktor. “Ka një element të vërtete në idenë se është më mirë të ushtrohesh me stomak bosh”, thotë Javier Gonzalez, profesor i të ushqyerit dhe metabolizmit në Universitetin e Bath, por shton: “Kur ushtrohemi, ne gjithmonë djegim një përzierje lëndësh djegëse - kryesisht karbohidrate dhe yndyrna.” Nëse nuk keni ngrënë gjatë natës dhe në mëngjes, në përgjithësi do të digjni pak më shumë yndyrë dhe më pak karbohidrate sesa nëse do të kishit ngrënë mëngjes. Por, siç thekson ai, kjo nuk do të thotë që stërvitja me stomak bosh është më e mirë për humbjen e peshës, raporton RTS ."Ne mund të ruajmë vetëm një sasi të vogël karbohidratesh si...
Burimi:
syri.net