A është e dëmshme ngrohja qendrore për lëkurën
Tashmë dihet se stina e dimrit nuk ndikon pozitivisht në lëkurë, pasi shpeshherë shkakton tharje dhe çarje të saj. Megjithatë, ekziston mundësia që edhe ambienti i ngrohur nga ngrohja qendrore të shkaktojë një reaksion inflamator. Sipas dermatologes konsulente, Dr. Emma Craythorne, lëkura e njeriut ka evoluar për të mbajtur ujin, falë një barriere mbrojtëse në sipërfaqen e saj, dhe ky ujë lëviz vazhdimisht nëpër të, varësisht nga lagështia e ajrit përreth. Ajo gjithashtu shpjegon për The Guardian se lëkura ndihet më e shëndetshme në një lagështi relative prej rreth 40%. Nëse ajri që na rrethon është më i thatë se kjo përqindje, atëherë ndodh largimi i ujit nga lëkura. “Lëkura bëhet më e thatë, enët e gjakut zgjerohen pak më shumë, duke e bërë lëkurën të duket...
Burimi:
syri.net